Fri, Jun 6, 2025

“Ndeshja ndaj Serbisë të shërbejë si gur themeli për rrugëtimin tonë”, zëdhënësja e FSHF: Të gjejmë pikat e dobëta të kundërshtarit, mentaliteti i Sylvinhos…

  • PublishedJune 5, 2025

“Ndeshja ndaj Serbisë të shërbejë si gur themeli për rrugëtimin tonë”, zëdhënësja e FSHF: Të gjejmë pikat e dobëta të kundërshtarit, mentaliteti i Sylvinhos…

Të shtunën në Tiranë luhet ndeshja Shqipëri-Serbi, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Zëdhënësja e FSHF-së, Lenida Halilaj iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Endri Xhafo, në emisionin Log., në News 24.

“Ne kemi shumë kohë që përgatitemi. Kam fituar imunitet, ne ndeshjet nuk po i shikojmë si tifozë, pasi jemi në punë. Kemi një synim shumë të madh, mund  të jetë një gur themeli shumë i mirë për rrugëtimin tonë”.

Mentaliteti i Sylvinhos- Ai është i ekuilibruar. Në raste të tilla, duhet të përgatisësh ndeshjen, në bazë të kundërshtarit.

Me Serbinë duhen gjetur ato pikat ku ne mund të depërtojmë. Thuhet se në futboll, mesfusha ta fiton ndeshjen” – Tha Halilaj.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net