Sat, Jun 7, 2025

Takimi Trump-Merz në Zyrën Ovale, presidenti amerikan uron gjermanin për zgjedhjen si kancelar: Është njeri i mirë, por i vështirë për të negociuar

  • PublishedJune 5, 2025

Takimi Trump-Merz në Zyrën Ovale, presidenti amerikan uron gjermanin për zgjedhjen si kancelar: Është njeri i mirë, por i vështirë për të negociuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, po zhvillojnë aktualisht takimin e tyre të parë zyrtar ballë për ballë në Shtëpinë e Bardhë.

Vizita nisi me ceremoninë e zakonshme dhe shtrëngimin e duarve përpara kamerave, ndërsa më pas vijoi me deklaratat e para nga Zyra Ovale.

Presidenti Trump uroi Merzin për zgjedhjen në postin e kancelarit dhe tha se synon të ketë një “marrëdhënie të shkëlqyer me Gjermaninë”. Ai vlerësoi figurën e kancelarit gjerman duke thënë: “Është një njeri i mirë për të negociuar, por i vështirë.”

Nga ana e tij, Merz i dhuroi Trump-it një objekt simbolik: certifikatën e lindjes së gjyshit të presidentit, të vendosur në kornizë.

Në qendër të diskutimeve janë zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, me Trump që komentoi: “Është e trishtueshme ajo që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës.” Në takim marrin pjesë edhe Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Trump theksoi gjithashtu nevojën për një marrëveshje të mirë tregtare me Gjermaninë, ndonëse “kjo do të varet nga Bashkimi Europian”. Ai u shpreh i kënaqur që Gjermania po rrit shpenzimet për mbrojtjen.

Nga ana e tij, kancelari Merz deklaroi shkurtimisht: “Kemi një bazë të mirë për bashkëpunim.”