Tue, Jun 17, 2025

Zgjedhjet e 11 Majit, KAS vendos hapjen e kutive në Qarkun Tiranë: Do të ketë rinumërim të votave

  • PublishedJune 5, 2025

Zgjedhjet e 11 Majit, KAS vendos hapjen e kutive në Qarkun Tiranë: Do të ketë rinumërim të votave

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e fletëve të votimit në Qarkun Tiranë, duke miratuar kërkesën për rinumërim.

KAS rrëzoi me shumicë votash kërkesën e koalicionit PD-ASHM për shqyrtimin e kutive të votimit në Tiranë, por dy anëtarë të komisionit kërkuan rinumërimin e plotë të votave në gjithë qarkun, kërkesë që u pranua.

Për shkak të nevojës për organizimin logjistik në 1200 qendra votimi, data e fillimit të rinumërimit do të njoftohet më vonë.

“Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Tiranë. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr formë për organizmin e logjistikës duke qenë se janë 1200 qendra votimi, data e fillimit të procesit do të përcaktohet në një moment tjetër ku partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues dhe procesi do të mbikëqyret nga ana e administratës së KQZ”, u tha në vendim.