Sun, May 10, 2026

Bëri shqiponjën në Euro2024/ Serbëve nuk u del inati me gazetarin nga Kosova: Arlind Sadiku spiunoi lojtarët tanë kur po stërviteshin

Bëri shqiponjën në Euro2024/ Serbëve nuk u del inati me gazetarin nga Kosova: Arlind Sadiku spiunoi lojtarët tanë kur po stërviteshin
  • PublishedJune 6, 2025

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut në stadiumin “Arena Kombëtare” për të bërë stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes.

Seanca stërvitore ishte e hapur për median për 15 minuta, dhe gazetari i njohur shqiptar Arlind Sadiku nga Kosova ishte gjithashtu i pranishëm në tribuna.

Sadiku 2
Sadiku 2

Sadiku ishte i pranishëm edhe në konferencën për shtyp të përfaqësueses serbe. Kjo për serbët nuk duket normale (Sadiku nuk bëri asgjë kundër rregullave) dhe media serbe “Kurir” e quan një skandal.

“Le t’ju kujtojmë se Sadiku u nxor jashtë stadiumit në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar kur bëri një simbol të shqiponjës me dy koka me duart e tij, duke provokuar tifozët serbë. Ishte një skandal i paprecedentë, jashtëzakonisht i panevojshëm në atë moment, UEFA e sanksionoi atë, siç pritej” – shkruan “Kurir”.

()


AlbaniaWeb.net