Sat, Jun 7, 2025

Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit

  • PublishedJune 7, 2025
Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, , reagoi për herë të dytë të shtunën për ndërhyrjen që ka ndërmarrë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në ish-burgun e Spaçit, duke premtuar transparencë për zbatimin e projektit.

“Nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe e tarracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK dhe as nuk përfshihet në projekt e kontratë,” tha Gonxhja nëpërmjet një deklarate në Facebook, që sipas tij erdhi si rrjedhojë e debateve që vazhdojnë në mediume publike dhe .

“Elementët e tjerë si një kullë metalike, një copë rrethimi, një portë dhe një fragment kangjelle, të përfshira në kontratë, do të realizohen vetëm pas zbërthimit të detajuar, bazuar në foto dhe dëshmi historike, si edhe do të jenë të çmontueshme në rast ndërhyrjesh të tjera në vijim sipas Planit të Menaxhimit,” shtoi Gonxhja, ndërsa premtoi se çdo informacion do të jetë publik.

Burgu-kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë.

Ndërhyrja e IKTK-së, e cila synon t’i hapë rrugën xhirimeve të një filmi artistik mbi revoltën e vitit 1973 – pas të cilës u ekzekutuan katër të burgosur dhe u ridënuan dhjetëra të tjerë – ka ngritur shqetësime mes aktivistëve të trashëgimisë dhe memories historike, si dhe ish-të burgosurve dhe familjarëve të tyre.

Filmi artistik do të xhirohet në ambientet e ish-burgut nga regjisori , i cili më herët i tha BIRN-it se ndërhyrjet po bëheshin me miratimin e kryeministrit .

Nëpërmjet një , dhjetëra organizata të shoqërisë civile i kërkuan Ministrisë së Ekonomisë dhe Kulturës, si dhe IKTK-së, pezullimin e punimeve, të cilat sipas tyre nuk respektojnë autenticitetin e objektit.

“Pamjet e publikuara së fundmi dhe informacionet në terren tregojnë se në zonën e mbrojtur po realizohen punime ndërtimi – mure me blloqe të reja dhe suvatime të objekteve që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë autenticitetin e objektit,” shprehen aktivistët në peticionin dërguar autoriteteve.

“Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës,” theksojnë ata.

Sipas organizatave të shoqërisë civile, ndërhyrja e IKTK-së bie ndesh edhe me Planin e Menaxhimit të Spaçit.

Të shtunën, dhjetëra aktivistë dhe ish-të burgosur politikë që kanë vuajtur në burgun famëkeq – përfshirë shkrimtarin , u mblodhën për të dytën ditë në për të kundërshtuar ndërhyrjet e IKTK-së.

Një ditë më parë, ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, i cili shihet si një kandidat i mundshëm për kryebashkiak të Tiranës, i cilësoi shqetësimet e ish-të burgosurve dhe aktivistëve si një “tymnajë të panevojshme”, duke i etiketuar si “Sanço Pançot e politikës së vjetër”.

Sanço Panço është një nga personazhet më të njohur të letërsisë botërore, krahu i djathtë dhe shoqëruesi besnik i Don Kishotit në romanin klasik nga Miguel de Cervantes. Ai është një figurë kontrastuese ndaj idealizmit të Don Kishotit dhe përfaqëson zërin e arsyes.

Protestat e shoqërisë civile dhe të ish-të burgosurve politikë duket se e kanë ulur me këmbë në tokë Bledi Gonxhen. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ministri i ka thirrur arsyes dhe do ta ndalojë ndërhyrjen e IKTK-së në Spaç.