Sat, Jun 7, 2025

FSHF u mbyll dyert gazetarëve të sportit/ Lirim Zalla: Kanë zënë edhe akreditimet. Sonte do shohim në stadium “njerëz me kollare” dhe jo me fanellën e kombëtares!

  • PublishedJune 7, 2025

FSHF u mbyll dyert gazetarëve të sportit/ Lirim Zalla: Kanë zënë edhe akreditimet. Sonte do shohim në stadium “njerëz me kollare” dhe jo me fanellën e kombëtares!

FSHF mbyll dyert e stadiumit “Air Albania” për gazetarët sportivë në prag të ndeshjes së Kombëtares kuqezi me Serbinë. Gazetari Lirim Zalla ka reaguar ashpër, duke ironizuar vendimin e FSHF të cilët edhe vendet e rezervuara për akreditimet e gazetarëve pritet t’i zënë me të ashtuquajturit “njerëz me kollare”.

“Sonte në stadium do të shohim më shumë njerëz me kollare sesa me fanellën kuqezi. Janë zënë edhe akreditimet”, tha Zalla, duke shtuar se mijëra tifozë të kombëtares nuk do të kenë gjithashtu mundësinë të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Ky veprim i FSHF-së ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe mënyrën se si po menaxhon vendet në stadium në prag të sfidës apo edhe për përfshirjen reale të medias në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Diskutimi në studio

Lirim Zalla: Sylvinho duhet të jetë më ofensiv në modulin e tij të lojës. Ndoshta kërkon të jetë më i sigurt në mbërritjen e rezultatit, është opinioni i tij. Do të shohim sot, kemi mundësi.

Duke respektuar shumë ju këtu dhe lidhjet që u bënë, u emocionova shumë nga tifozët e mbledhur te sheshi i Vëllezërve Frashëri, ishte një atmosferë fantastike. Kjo tregon që ka patur interesim të madh. Më vjen keq që shumica prej tyre nuk do të jenë në stadium sepse është menduar të kenë më shumë njerëz me kollare se sa me fanellën e kombëtares.

Ola Bruko: Pse ka ndodhur kjo? Biletat që janë shitur në tregun e zi me çmime marramendëse. Vende bosh dhe njerëz me kollare?
Lirim Zalla: Vende bosh nuk do të ketë. Kanë qenë 800 mijë kërkesa për bileta. Do të duhej një menaxhim tjetër. Më vjen keq për tifozët, por edhe për gazetarët e sportit që nuk janë akredituar. Më vjen keq që tek vendet e akreditimeve të gazetarëve të sportit ne sonte do të shohim njerëz që vijnë vetëm sot në stadium dhe s’kemi për t’i parë më kurrë. Nuk e di çfarë organizimi kanë bërë. Ju them ju miqtë e mi, tifozë të kombëtares që edhe ne gazetarët nuk po marrim dot akreditime për të parë këtë ndeshje. Le të vazhdojnë gjithsesi, ne do të mbështesim kombëtaren se e duam, jo se duan ata që nuk na krijojnë mundësinë për t’u akredituar.

()


AlbaniaWeb.net