Sat, Jun 7, 2025

Gjendet i pajetë në banesë një 35-vjeçar, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet

  • PublishedJune 7, 2025

Gjendet i pajetë në banesë një 35-vjeçar, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Sovjan, ku një 35-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas Policisë, rreth orës 12:20, shtetasi K. H. është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij nga familjarët. Paraprakisht dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.

“Rreth orës 12:20 në fshatin Sovjan, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., rreth 35 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi zyrtarisht Policia.

Aktualisht nuk dihen arsyet që mund ta kenë çuar të riun në këtë akt të rëndë, ndërsa hetimet vijojnë.