“Lufta ka mbaruar, Kosova është e jona”, mesazh i fortë nga ish kapiteni i Kombëtares, ka një këshillë për lojtarët përpara Serbisë
Mërgim Mavraj ka postuar një mesazh, ndërsa sot do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Ky takim është programuar për në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.
“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, shkruan ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare
Kujtojmë se Mavraj e mbajti për 50 ndeshje veshur fanellën e Kombëtares. Ish-mbrojtësi shënoi edhe tre gola ku më i rëndësishmi ishte ndaj Armenisë. Mavraj tundte rrjetën në fitoren 2 me 1 ndaj Armenisë, për të siguruar 3 pikë të arta në rrugëtimin drejt Europianit.
