“Na bëni krenarë”, Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi
Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi.
“Mijëra zemra kuqezi janë me çunat e kombëtares sot në fushë. Na bëni krenarë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke shoqëruar mesazhin me thirrjen: *FORCA! 🇦🇱🦅🇦🇱🦅🇦🇱🦅*
Atmosfera është ndezur në të gjithë vendin, ndërsa tifozët kuqezi janë mobilizuar për të mbështetur djemtë e Sylvinhos në këtë përballje me peshë të madhe sportive dhe emocionale.