Përkrahje nga të gjitha trevat shqiptare për ndeshjen me Serbinë, Çelmeta: Gjithçka gati për ndeshjen!
Gazetari Igli Çelmeta tregoi situatën te “Arena Kombëtare”, një orë para ndeshjes Shqipëri-Serbi.
“Prej orës 18.00 ka nisur hyrja në stadium për të ndjekur ndeshjen e madhe. Ka kontroll të imtësishëm dhe rigoroz. Tifozët kalojnë në 3 kontrolle. Atmosfera është mjaft e bukur dhe presim një fitore.
Deri tani situata është e qetë, të gjithë po presin ndeshjen e madhe. Sa i takon masave të marra, janë 2 mijë efektivë të angazhuar” – tha Çelmeta.
Kujtojmë që bileta për këtë takim kanë siguruar shumë tifozë që vijnë nga treva të ndryshme shqiptare. Nga Gjakova, Prishtina, e deri në Durrës, të gjithë në mbështetje të kombëtares.
(J.S/)