Sun, Jun 8, 2025

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

  • PublishedJune 8, 2025

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Pesë persona, mes tyre katër punonjës policie, janë arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në pikën kufitare të Kapshticës një ditë më parë, ku u sekuestruan 6 kilogramëve heroinë.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të djeshme, u arrestua drejtuesi i mjetit ku u zbulua lënda narkotike, ndërsa katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni, u vunë në pranga për shpërdorim detyre.

Siç u raportua një ditë më parë, droga është gjetur brenda një automjeti duke dalë në kufi.

Çështja mësohet se ka qenë nën hetim prej rreth 2-3 vitesh, pasi dyshohej për disa persona të lidhur me transportimin e lëndëve narkotike.

Pas marrjes së informacionit se këta persona do të kalonin në Kapshticë, janë ndaluar në pikë kufitare, ku edhe iu është gjetur droga.