Sun, Jun 8, 2025

Gazetarët “masakrojnë” Stojkovic pas ndeshjes me Shqipërinë: Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner të ri

  • PublishedJune 8, 2025

Gazetarët “masakrojnë” Stojkovic pas ndeshjes me Shqipërinë: Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner të ri

Serbia vinte në Tiranë me stofin e një ekipi favorit, por në fushë, të besuarit e Stojkovic shfaqën një ekip apatik, pa shkëlqim, pa forcë, një skuadër që bëri shumë pak për të marrë më shumë se një pikë. Pikërisht loja e prodhuar nuk i ka lënë një shije të mirë gazetarëve serb të cilat nuk kursyen kritikat ndaj trajnerit Stojkovic në konferencë për shtyp, por ndryshe nga mediat dhe opinioni, për Stojkovic ky ishte një rezultat pozitiv:

“Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner tjetër”.

Më pas trajneri Stojkovic përgëzoi tifozët dhe FSHF për organizimin e këtij takimi që në letër paraqiste një rrezikshmëri të lartë: “Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, theksoi Stojkovic duke bërë më pas një analizë të lojës:

“Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Srakoshës. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e ulëm sulmin e tyre në zero. Kështu që ata duhej të ishin të kujdesshëm, sepse panë se nuk mund të na përballonin në atë ndeshje. Shpirt i mirë luftarak, vrapim, shpenzim energjish. Kjo pikë nga Tirana duhet të materializohet dhe tre pikët kundër Andorrës duhen fituar”, u shpreh ndër të tjera Stojkovic.

()


AlbaniaWeb.net