Sun, Jun 8, 2025

“Mund të kishim marrë 3 pikët”, Kurti i ‘zhgënjyer’ nga ndeshja Shqipëri-Serbi: Barazimi na la të pakënaqur me rezultatin

  • PublishedJune 8, 2025

“Mund të kishim marrë 3 pikët”, Kurti i ‘zhgënjyer’ nga ndeshja Shqipëri-Serbi: Barazimi na la të pakënaqur me rezultatin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, e cila u mbyll me rezultatin 0-0.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka vlerësuar paraqitjen e kuqezinjve, duke theksuar se me pak më shumë fat, ata mund të kishin dalë fitimtarë nga kjo përballje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Postimi i Kurtit:

Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë.