Tue, Aug 12, 2025

Përfshihen nga flakët dy baraka në lagjen e komunitetit rom, zbardhen detajet e para! Ja shkaqet e zjarrit që dyshohen

  • PublishedJune 8, 2025

Përfshihen nga flakët dy baraka në lagjen e komunitetit rom, zbardhen detajet e para! Ja shkaqet e zjarrit që dyshohen

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë dy baraka në lagjen e komunitetit rom pranë ish-fushës së druve në zonën e Tepes. Sipas informacioneve paraprake, barakat janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për familjet që banonin aty.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase të shërbimit zjarrfikës, u shmang përhapja e flakëve, duke u shpëtuar banesave të tjera që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në ndezjen e zjarrit.