Reijnders përshëndet Milanin, transferohet te City
Reijnders do të largohet nga Milani pas dy sezonesh në Milano. Mesfushori do të transferohet në Manchester, te ekipi i Cityt.
Nuk ka aspak dilema, pasi vetë Reijnders ka bërë të ditur lajmin para Botërorit të Klubeve.
“Nuk mund të prisnim më gjatë. Qëllimi është që ta jem pjesë e Manchester City-t në Kupën e Botës për Klube. Jam i emocionuar për këtë aventurë të re”, tha Reijnders. Ai realizoi 10 gola në kampion në sezonin e fundit me Milanin.