Mon, Jun 9, 2025

E paprecedentë/ U zgjodh së fundmi si presidente e re në krye të Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska refuzon t’i lëshoj zyrën Brunilda Labovitit për të marrë detyrën

  • PublishedJune 9, 2025

E paprecedentë/ U zgjodh së fundmi si presidente e re në krye të Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska refuzon t’i lëshoj zyrën Brunilda Labovitit për të marrë detyrën

Një situatë e pazakontë dhe tensionuese është shënuar këtë të hënë në ambientet e Urdhrit të Psikologut, pas zgjedhjeve për drejtuesin e ri të këtij institucioni. Brunilda Laboviti, e zgjedhur së fundmi si presidente e re, është paraqitur për të marrë detyrën, por është përballur me refuzimin e ish-presidentes Valbona Treska për të liruar zyrën.

Treska ka kundërshtuar dorëzimin e postit, me pretendimin se procesi zgjedhor është ankimuar dhe se deri në shqyrtimin përfundimtar të këtij ankimi, ajo nuk e njeh rezultatin dhe nuk largohet nga detyra.

urdhri i psikologut

Në këtë situatë, Laboviti ka kontaktuar përfaqësuesin e saj ligjor dhe ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për të zbatuar vendimin zgjedhor dhe për të marrë zyrtarisht drejtimin e institucionit.

Telefonata me sallën operative të Policisë:

Laboviti: Jam shpallur fituese dhe kam ardhur të marr detyrën sot, dhe zonja Treska nuk e liron zyrën. Më duhet ndihma juaj.

Punonjësi i policisë: Paraardhësja jua që ka qenë aty. Ju keni fituar zgjedhjet? Keni mosmarrëveshje?

Laboviti: Po. Këtu kam dhe media është news 24 dhe top channel.

Punonjësi i policisë: Si quhet zonja?

Laboiviti: Valbona Treska.

Punonjësi i policisë: Mirë do dërgoj një patrullë policie.