Letoni-Shqipëri, ndeshje pa kapitenë! Një tjetër humb sfidën e nesërme të kualifikuesve të Botërorit
Ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të jetë e veçantë edhe për shkak të mungesave nga të dy skuadrat. Si për ironi të fatit, të dy ekipet do të zbresin nesër në fushë pa kapitenët e tyre.
Trajneri i përfaqësueses letoneze, Paolo Nikolato, zbuloi në konferencën e sotme për mediat se në takimin e nesërm do të mungonte në radhët e ekipet të tij kapiteni Kristers Tobers. Mesfuhsori me tipare mbrojtëse ka qenë i dëmtuar dhe në ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit ishte në stol, pa u aktivizuar. Ai nuk ka rikuperuar në kohë, ndaj futbollisti i cili aktivizohet me Aberdin në Skoci, do të jetë spektator në duelin e të martës. Shiriti i kapitenit për këtë sfidë i është besuar Antonijs Çernomordis.
Ndërkaq, te Shqipëria dihet tashme mungesa e Berat Gjimshitit, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjen ndaj Serbisë dhe nuk mund të përballet me letonezët.
PANORAMASPORT.AL