Mon, Jun 9, 2025

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë: Zbulon emrin dhe momentin prekës të lindjes

  • PublishedJune 9, 2025

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë: Zbulon emrin dhe momentin prekës të lindjes

Moderatorja e njohur e emisionit “Sol”, Adelina Hasani, ka ndarë lajmin më të bukur të jetës së saj: ajo është bërë nënë për herë të parë. Nëpërmjet një videoje të ndjerë të publikuar në Instagram, Adelina ka ndarë me ndjekësit emocionet nga momenti i lindjes së vajzës së saj.

Vogëlushja ka ardhur në jetë më 29 maj dhe prindërit e saj, Adelina dhe partneri Besart Hoxha, i kanë vendosur emrin Zoi. Në përshkrimin që shoqëron videon, moderatorja ka shkruar disa rreshta prekës, ku shpreh dashurinë e pafund për të bijën dhe përkushtimin që ajo dhe partneri i saj kanë ndaj saj.

“Jeta me ty sapo ka nisur dhe është shumë më e bukur sesa e kam imagjinuar gjatë nëntë muajve të shtatzënisë...”, shkruan ndër të tjera Hasani, duke theksuar se e ardhmja është e panjohur, por dashuria e tyre për Zoin do të jetë gjithmonë udhërrëfyese.