Tre muaj pritje për vendimin e atësisë së fëmijës jashtë martese, “Tak Fak” ndihmon nënën të marrë drejtësi
Gazetarja e emisionit “Tak Fak” e ndoqi ankesën e qytetares nga Peqini, për zvarritjen e zbardhjes së vendimit të gjyqit për kundërshtimin e atësisë, i cili ka përfunduar që në datën 18 shkurt të këtij viti.
Por ndërkohë, ekipi i “Tak Fak” nuk largohet nga ambientet e gjykatës deri në marrjen e vendimit pasi nuk ka arsye që vendimi t’i shkojë avokatit, por duhet t’ja japin qytetares e cila ishte prezente në ambientet e gjykatës.
Pas disa orësh pritje në gjykatë dhe pasi komunikohet me avokatin e çështjes, mësohet se kërkesa për marrjen e vendimit është dorëzuar në prill nga vetë qytetarja në gjykatën e Lushnjës. Këmbëngulja e gazetares Gjiriti bën që nga ana e gjykatës të premtohet se ditën e hënë do t’i jepet vendimi qytetares, dhe ashtu ndodh.
Të hënën, gazetarja e “Tak Fak” u rikthye sërish në gjykatën e Fierit, e shoqëruar nga qytetarja, ku më në fund vendimi iu dha gruas në dorë.
Pas 3 muaj sorollatje, qytetarja ka në duar vendimin e kundërshtimit të atësisë së fëmijës, me anën e së cilës ajo ka mundësi të marrë dhe vendimin e divorcit, i cili ka mbetur peng i kësaj procedure.