Mon, Jun 9, 2025

VIDEO/ Fati i “buzëqesh” Portugalisë, thyen me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

  • PublishedJune 9, 2025

VIDEO/ Fati i “buzëqesh” Portugalisë, thyen me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Portuglia është fituese e Nations League për herë të dytë në histori, pasi triumfoi ndaj Spanjës, në një finale emocionuese.

120 minutat përfunduan 2-2, ndërsa për fituesin u nevojitën penalltitë.

Të parët realizuan spanjollët me Zubimendin, ndërsa u përgjigj Mendes. Oyarzabal riktheu epërsinë te iberikët, në fundin e fraksionit të parë. Luzitanët nuk u dorëzuan dhe vendosën ekuilibrat me Ronaldon. Pavarësisht rasteve, nuk pati gol deri në fund, me ndeshjen që shkoi në shtesë. As shtesa nuk prodhoi gol, skuadrat iu drejtuan penalltive.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan portugezët, të cilët festuan me plot të drejtë në fund, pas një suksesi të rëndësishëm.


AlbaniaWeb.net