Wed, Aug 6, 2025

Aksion në zonën bregdetare të Ksamilit, bllokohen 41 mjete lundruese

  • PublishedJune 10, 2025

Aksion në zonën bregdetare të Ksamilit, bllokohen 41 mjete lundruese

Policia e Sarandës ka ndërmarrë një aksion në zonën bregdetare të Ksamilit, ku ka bllokuar 41 mjete lundruese për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit dhe sigurisë në ujë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë bllokuar në total 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe, të cilat operonin në mënyrë të paligjshme ose pa dokumentacion të rregullt.

Gjatë kontrolleve, janë evidentuar një sërë shkeljesh, për të cilat janë vendosur masat përkatëse administrative:

  • 3 drejtues për shkelje të perimetrit të sigurisë – gjobë nga 100 000 lekë secili
  • 2 drejtues për tejkalim të numrit të lejuar të pasagjerëve – gjobë nga 30 000 lekë
  • 1 rast për aktivitet të palicencuar – gjobë 100 000 lekë
  • 1 rast për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin – gjobë 20 000 lekë
  • 34 drejtues për mungesë dokumentacioni në bord – gjobë nga 10 000 lekë secili

Njoftimi i policisë

Vijojnë intensivisht kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit ️⛵️, për verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri ❌.

✅Bllokohen 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe).

❗️Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë:

•3 për shkelje të perimetrit të sigurisë – masa administrative 100 000 lekë secili;

•2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord – masa administrative 30 000 lekë secili;

•1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë – masa administrative 100 000 lekë;

•1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues – masa administrative 20 000 lekë;

•34 për mungesë të dokumentacionit në bord – masa administrative 10 000 lekë secili.

Policia Kufitare e Vlorës apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, në të gjithë vijën bregdetare.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.