Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Pas dorëheqjeve, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve në vend
Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, ku së fundmi është hapur gara për drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, se në total janë shpallur vendet vakante për pesë poste drejtuesish.
Në këtë raund përfshihen Komisariati nr.2 në Tiranë dhe Komisariati i Himarës, pas dorëheqjeve të paraqitura nga drejtuesit aktualë.
Ritvan Pali, shefi i Komisariatit nr.2, dha dorëheqjen disa javë më parë, pas arrestimit të ish-efektivit Altin Morina, megjithatë deri më sot ka vijuar të qëndrojë në detyrë. Ndërkohë, Neritan Buzi, shefi i Komisariatit të Himarës, ka dhënë dorëheqjen vetëm disa ditë më parë.
Përveç tyre, gara është hapur edhe për:
Komisariatin e Policisë Kufitare të Aeroportit “Nënë Tereza” (Rinas), DVKM Tiranë
Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, DVKM Kukës
Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, DVKM Vlorë
Ndërkohë, ende nuk është hapur gara për drejtuesit e departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, çka pritet të ndodhë në një fazë të mëvonshme të procesit të ristrukturimit dhe reformës së brendshme në polici.