Wed, Jun 11, 2025

“The Globe Soccer Awards” në Shqipëri? – Kryeministri Rama: Do jetë fantastike që çmimin e futbollistit të vitit Lamine Yaman t’ia japim në Tiranë, jemi në bisedime

  • PublishedJune 10, 2025

“The Globe Soccer Awards” në Shqipëri? – Kryeministri Rama: Do jetë fantastike që çmimin e futbollistit të vitit Lamine Yaman t’ia japim në Tiranë, jemi në bisedime

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në bisedime për të pritur një nga eventet më prestigjioze të futbollit ndërkombëtar, “Globe Soccer Awards”.

Rama u shpreh se aktualisht janë duke u zhvilluar diskutime mes organizatorëve të këtij eventi dhe dy vendeve kandidate, Shqipërisë dhe Spanjës (Madridit).

Megjithatë, ai shfaqi bindjen se vendi ynë ka shumë gjasa të jetë përzgjedhja finale.

“Kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të bjerë mbi ne,” – tha Kryeministri, duke e cilësuar eventin si “të jashtëzakonshëm” për vendin.

Rama shprehu entuziazmin për mundësinë që Tirana të mirëpresë emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, duke përmendur edhe shembullin e një ndarjeje simbolike të çmimeve:

“Do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë.”

Edi Rama: Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, por jemi diskutuar edhe DSurrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.

Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket edicionit global në Dubai dhe për edicionin Europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.

Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yaman, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë.

“Globe Soccer Awards”, që organizohet çdo vit dhe mbledh figurat më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar, dhe ka zhvilluar edicionet e tij më të fundit në Dubai.

Nëse vendi ynë përzgjidhet si mikpritës, Shqipëria do të përfitonte një vëmendje të madhe ndërkombëtare, si dhe një promovim të mëtejshëm si destinacion për evente të rangut të lartë sportiv dhe kulturor.