Fri, Jun 13, 2025

Al-Nassr hyn fuqishëm në merkato, “piketon” mbrojtësin e Bayern

  • PublishedJune 11, 2025

Al-Nassr hyn fuqishëm në merkato, “piketon” mbrojtësin e Bayern

Al-Nassr po mendon për merkaton. Klubi arab, përveç afrimeve të mundshme në mesfushë dhe sulm, synon që të përforcojë prapavijën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, objektiv është Kim Min Jae, Bayern Munich. Mbrojtësi koreano-jugor mbërriti në bavari në verën e vitit 2023, kur u largua nga Napoli duke sjellë 50 milionë euro në arkën e bluve.

Kim ka luajtur 27 ndeshje në këtë edicion me Bayernin në kampionat. Al-Nassr, do të provojë të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në sezonin që vjen.


AlbaniaWeb.net