Thu, Jun 12, 2025

“Brazili, Gjermania e Italia nuk fitojnë po nuk luajtën”, Sylvinho: Gabuam shumë, ky është futbolli, tani të shikojmë përpara

  • PublishedJune 11, 2025

“Brazili, Gjermania e Italia nuk fitojnë po nuk luajtën”, Sylvinho: Gabuam shumë, ky është futbolli, tani të shikojmë përpara

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë pas barazimit 1-1 me Letoninë.

“Në 15-20 minutat e parë gabuam pak, nuk ishte sjellja e duhur. Kjo është ndeshje ku duhet bërë mirë që në fillim se ata janë kundërshtar fizik dhe në çdo goditje standarte të vë në vështirësi. U përmirësuam pas 20 minutash, por pastaj pësuam penallti, kjo është penalltia e parë që pësojmë. Gabuam, Strakosha bëri pritje të jashtëzakonshme, ndihmoi ekipin. shënuam gol, por në fund lejuam disa goditje këndi. Në pjesën e dytë më mirë, merituam më shumë. Por futbolli nuk është kush e meriton apo jo, duhet të përmirësohemi më mirë në 90 minuta. Jo e mirë pjesa e parë, më mirë në të dytën por futbolli nuk të fal.

Në futboll mund të bësh çdo gjë. Por ne kemi parë se skuadra u përmirësua, kur skuadra u përmirësua, lojtarët që ishin në fushë ishin në gjendje e i lamë në fushë. Pashë Laçin shumë të lodhur se ka bërë një ndeshje të parë ku shpenzoi shumë energji, ai ishte i pari dhe e ndërruam. Edhe Hoxhën e bllokuar pak. Menduam për Muçin, një lojtar mes linjash për të nxjerrë ekipin, pastaj të gjithë të tjerët. Futbolli nuk të garanton, e nis me 3 sulmues e humb, e fiton me 1 sulmues. Nuk është e thjeshtë, por gabimi i madh është pjesa e parë. Nuk gabohen 45 minuta, luhet 90 minuta. Kjo është që të kesh forcë të brendshme, të kuptosh që luan shumë gjëra, nuk mund të gabosh kaq shumë në gjithçka, në botë, në jetë dhe futboll.

Objektivi ishte të fitonim, nëse sheh 90 minutat mendoj se kishim mundësi, merituam diçka më shumë edhe ndaj Serbisë, por në fund kur mbaron gjyqtari. Është një pikë, në letër padyshim duhej fituar, por futbolli pastaj nuk është në letër. Në letër, unë jam brazilian, në letër po nuk bëre shumë në fushë, Brazili, Gjermania e Italia nuk fiton, nuk është e thjeshtë. Ne jemi në rritje, por nuk të fal. Kemi bërë një pjesë të dytë të mirë, po, po kemi çuar dëm 45 minuta.

Nuk është çështje taktike, është sjellja, e përsërit, 15-20 minuta të gabuara. Edhe shënuam. Mirë, për cilësinë që kemi në fushë, pësuam një gol qesharak në 2-3 minutat e fundit të pjesës së parë. Aty u komplikua ndeshja, mos harroni penalltinë, aty u komplikua gjithçka. Rreth minutës së 75-të, skuadra ishte pranë fitores. Me Dakun e Uzunin, skuadra po bënte futboll të mirë, pastaj i futa. Të shohim por është fundi i ndeshjes, ajo që provuam, është e thjeshtë, shumë të gabuar ata 45 minutat e parë.


AlbaniaWeb.net