Tue, Jun 17, 2025

E rëndë! U denoncua i zhdukur, 6-vjeçari gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin, dyshohet se…

  • PublishedJune 11, 2025

E rëndë! U denoncua i zhdukur, 6-vjeçari gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin, dyshohet se…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Elbasan, ku një fëmijë vetëm 6 vjeç është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

Sipas policisë, rreth orës 19:50 të mbrëmjes së djeshme, një grua me inicialet D.A. denoncoi humbjen e nipit të saj. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e policisë nisën kërkimet dhe rreth orës 21:30 u zbulua trupi i pajetë i të miturit pranë lumit.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se fëmija është mbytur aksidentalisht. Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.