Gjyqi i Diddy-t përballet me tension: Prokuroria kërkon largimin e një anëtari të jurisë
Në javën e pestë të gjyqit për trafikim seksual dhe konspiracion mafioz ndaj Sean “Diddy” Combs, prokuroria ka kërkuar përjashtimin e një pjesëtari të jurisë, duke pretenduar se ai ka treguar “mungesë sinqeriteti” ndaj gjykatës.
“Na u desh ta bënim, ndonëse nuk donim,” tha prokurorja Maurene Comey para gjyqtarit Arun Subramanian, jashtë pranisë së jurisë.
Avokatja e Combs, Alexandra Shapiro, e kundërshtoi kërkesën, duke e cilësuar atë si një “përpjekje të kamufluar për të larguar një juror me ngjyrë.”
Gjykatësi pritet të japë vendimin për këtë çështje brenda javës, pasi të marrë me shkrim qëndrimet e të dyja palëve.
Aktualisht, juria përbëhet nga 12 anëtarë, tetë burra dhe katër gra dhe gjashtë zëvendësues. Identiteti i tyre nuk është bërë publik.
Diddy, 55 vjeç, ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.