Tue, Jun 17, 2025

Godet Igli Tare, bëhet zyrtare shitja e Reijnders

  • PublishedJune 11, 2025

Godet Igli Tare, bëhet zyrtare shitja e Reijnders

Igli Tare vë në jetë shitjen e tij të parë zyrtare. Tijjani Reijnders është zyrtarisht një futbollist i Man.City. Ishte vetë klubi kuqezi që bërë publike këtë lëvizje me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

“Djalli” përfiton 55 milionë euro kesh nga shitja e mesfushorit holandez, plus bonuse duke e dërguar në afro 70 milionë euro arkëtime, një shumë e konsiderueshme që i jep qetësi Igli Tares të veprojë tani në merkaton në hyrje.

Reijnders do të vihet menjëherë nën urdhrat e Pep Guardiola-s.

()


AlbaniaWeb.net