Sat, Dec 27, 2025

Një nga më të mirët te Napoli, në Premier League dhe Arabi Saudite pas Rrahmanit

Një nga më të mirët te Napoli, në Premier League dhe Arabi Saudite pas Rrahmanit
  • PublishedJune 11, 2025

Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë të Napolit. Paraqitjet e mbrojtësit nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa sipas mediave, ai po monitorohet nga ekipe të Premier League dhe në Arabinë Saudite.

Më saktësisht, në Angli, ai preferohet nga londinezët e Tottenham. Spurs janë gati të kënaqin dëshirat e kampionëve të Italisë dhe të vetë Rrahmanit, për të siguruar pasuesin e Cristian Romero.

Përkundër këtyre ofertave, Napoli i ka ofruar rinovimin, duke shprehur kështu dëshirën për të vijuar bashkëpumimin përtej vitit 2027.

Amir Rrahmani në këtë sezon të Serie A u aktivizua në 38 ndeshje. Për të, ky ishte sezoni i pestë te Napoli.


AlbaniaWeb.net