Fri, Jun 13, 2025

Shpat Kasapi ndan mesazh të fortë pas ndarjes nga Selvija Jao

  • PublishedJune 11, 2025

Shpat Kasapi ndan mesazh të fortë pas ndarjes nga Selvija Jao

Pas ndarjes së tij nga bashkëshortja Selvija Jao, Shpat Kasapi ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh që po tërheq shumë vëmendje. Në postimin e tij, ai shkruan:

“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan…se s’të fal, të len.”

Ky mesazh nuk duket vetëm një thirrje për një stil jetese të shëndetshëm, por edhe një reflektim personal i këngëtarit mbi marrëdhënien e tij me Selvijen. Gjatë kohës së bashkëjetesës, marrëdhënia e tyre ka kaluar momente të bukura, por edhe sfida që më në fund çuan në ndarje.

Shpat dhe Selvija janë prindër të një djali të quajtur Roel, i cili erdhi në jetë në vitin 2022. Pavarësisht largimit, ata nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen në publik, por mesazhi i Shpatit lë të kuptohet një moment reflektimi dhe mësimesh për të gjithë.