Fri, Jun 13, 2025

Dyshohet se u rrëzua në banesën e tij, humb jetën 43-vjeçari! Policia merr në pyetje familjarët e viktimës

  • PublishedJune 12, 2025

Dyshohet se u rrëzua në banesën e tij, humb jetën 43-vjeçari! Policia merr në pyetje familjarët e viktimës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë ndërsa ka humbur jetën.

Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes por e ka konstatuar pa shenja jete.

Trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore ndërsa policia po merr në pyetje familjarët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.