Fri, Jun 13, 2025

Elbasani, marrëveshje me një portier çek. Klubi do të fokusohet te mbrojtja dhe një organizator

  • PublishedJune 12, 2025

Elbasani, marrëveshje me një portier çek. Klubi do të fokusohet te mbrojtja dhe një organizator

Pas një sezoni pozitiv në Superiore, ku Elbasani arriti të pozicionohej në vendin e pestë të renditjes, drejtuesit e klubit po punojnë për sezonin e ri.

Me përfundimin e kampionatit, verdheblutë kamë nisur punën në heshtje për të përgatitur skuadrën për sezonin e ri 2025–2026. Pika e parë në listën e merkatos është afrim i një portieri të ri, dhe për këtë pozicion, për herë të parë pas shumë kohësh, Elbasani ka kthyer sytë jashtë kufijve.

PORTIER ÇEK – Sipas burimeve brenda klubit, Elbasani është në bisedime të avancuara për të sjellë në ekip një portier nga Çekia, që pritet të jetë afrimi i parë zyrtar në këtë merkato vere. Emri i tij ende nuk bëhet publik për arsye konfidenciale, por mësohet se bëhet fjalë për një portier me eksperiencë në kampionatin çek dhe me disa paraqitje në nivele të larta. Kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm për Elbasanin, që po synon të ndërtojë një skuadër më të fortë e më të disiplinuar në të gjitha repartet. Portieri çek shihet si një figurë që do të sjellë qetësi në mbrojtje, por edhe lidership brenda fushës. Ndërsa sezoni i kaluar pa paraqitje të mira nga portieri Razak Abalora i larguar dhe Klevi Totoshi, stafi teknik ka analizuar nevojën për një lojtar me përvojë më të madhe.

TË TJERËT – Trajneri dhe drejtuesit janë të vendosur të rrisin konkurrencën në çdo repart dhe afrimi i një portieri nga jashtë synon pikërisht këtë: të përmirësojë cilësinë dhe të krijojë presion të shëndetshëm për vendin e titullarit. Po ashtu, burime pranë klubit bëjnë me dije se kjo do të jetë vetëm lëvizja e parë në një merkato që pritet të jetë aktive. Pas portierit, Elbasani do të fokusohet te një mbrojtës, një mesfushor me tipare organizative, si dhe një sulmues, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese për kreun e tabelës.

ASNJE AFRIM – Pavarësisht lëvizjeve të paralajmëruara, merkatoja e Elbasanit mbetet ende në fazën e pritjes, pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë zyrtarizim nga klubi. Në media janë përmendur shumë emra lojtarësh, si nga kampionati vendas, ashtu edhe nga jashtë, por asnjë prej tyre nuk është konfirmuar nga burime zyrtare. Emrat më të përfolur për repartin ofensiv përfshijnë disa ish-lojtarë të Kategorisë Superiore, si dhe futbollistë nga tregu kosovar dhe ai maqedonas. Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë zgjedhur të veprojnë me kujdes dhe diskrecion, duke mos nxituar. Nga ana tjetër, klubi synon të jetë diskret me bisedimet edhe për faktin se në lojë mund të hyjnë ekipe të tjera dhe t’u prishin punë për lojtarët që synojnë.


AlbaniaWeb.net