Gattuso pranë marrëveshjes me kombëtaren azzurre, Mançini shfaq pendesë për largimin nga Italia
Gennaro Gatuso është aktualisht emri më i lakuar për momentin për të marrë drejtimin e kombëtares azzurre pas largimit të Luciano Spalletit. Sikundër bëhet me dije nga mediat në shtetin fqinj, ish mesfushori I Milani ka marrë tepër kuota për marr drejtimin e kombëtares italiane, që pas refuzimit të bërë nga ana e Claudio Ranierit.
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka nisur kontaktet me kampionin e botës 2006 dhe është planifikuar një takim fillestar gjatë ditës së sotme mes Gigi Buffon (shef i delegacionit) dhe Gattuso, ndërsa të premten pritet takimi vendimtar me presidentin Gravina. Marrëveshja paraprake është thuajse gati: kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi në rast kualifikimi në Botëror.
Claudio Ranieri ka refuzuar ofertën, duke i vënë në vështirësi drejtuesit, ndërsa Fabio Cannavaro dhe Daniele De Rossi janë më pas në listën e preferencave.
Ndërkohë, ka pasur shumë zëra për një rikthim të mundshëm të Roberto Mancinit, ish-trajneri që la Italinë në vitin 2023 për të drejtuar Arabinë Saudite – aventurë që zgjati vetëm pak më shumë se një vit. Mancini e ka pranuar publikisht se ndjehet i penduar nga largimi dhe është i hapur për një rikthim:
“Të fitosh me Italinë është ndryshe. Atje (në Coverciano) isha shumë i lumtur, ndoshta duhet të kisha biseduar me Presidentin e federates përpara se të nxitoja të merrja vendimin për tu larguar. E kam ëndërr të fitoja një Botëror me Italinë” – ka theksuar ish tekniku për La Gazzetta dello Sport.