Fri, Jun 13, 2025

“Gjyshja Gangstere”: Ish-bashkëshortja e Ronnie Wood flet për përplasjen e papritur me roker-in

  • PublishedJune 12, 2025

“Gjyshja Gangstere”: Ish-bashkëshortja e Ronnie Wood flet për përplasjen e papritur me roker-in

Jo Wood, ish-bashkëshortja e kitaristit legjendar të Rolling Stones, Ronnie Wood, ka rrëfyer së fundmi një ngjarje të pazakontë që i ndodhi gjatë pushimeve në Bahamas: një përballje e papritur në të njëjtin hotel me ish-burrin, bashkëshorten e tij aktuale dhe vajzat e tyre binjake.

“Duhej ta kishe parë fytyrën e tij kur më pa,” u shpreh ajo për Daily Mail, duke shtuar se ishte një rastësi e pabesueshme që u gjend në të njëjtin vend me ish-partnerin pas kaq shumë vitesh.

Jo dhe Ronnie ishin të martuar për 24 vjet, nga 1985 deri në 2009, dhe kanë dy fëmijë së bashku: Leah, 46 vjeç dhe Tyrone, 41. Ajo gjithashtu ishte njerka e Jesse-t, djali i Ronnie-t nga martesa e parë, dhe ka një djalë tjetër, Jamie, nga martesa e saj e parë.

Nga “rock chick” në “gjyshja gangstere”
Në një intervistë për podcastin Good Housekeeping UK, 70-vjeçarja Jo foli edhe për jetën e saj sot, larg zhurmës së skenës dhe rockut. Nipërit dhe mbesat e saj e kanë pagëzuar me nofkën “Gjyshja Gangstere”, pasi u ka treguar për jetën e dikurshme të mbushur me festime dhe eksperienca të guximshme.

“Po, kam përdorur drogë, por nuk e rekomandoj. Ishte thjesht një humbje kohe dhe shumë net pa gjumë,” tha ajo, duke theksuar rëndësinë e sinqeritetit me familjen.