Ikën Pioli, Al Nassr do ish-trajnerin e Italisë për pankinën
Al Nassr ka vendosur në shënjestër Luciano Spallettin. Trajneri i njohur, i larguar nga pankina e Italisë, është i pari në listën e pasardhësve të Stefano Piolit, i cili, përveç ndonjë surprize, do të ulet në stolin e Fiorentinës sezonin e ardhshëm. Historia midis Piolit dhe Al Nassr tani ka mbaruar dhe palët po punojnë për të zgjidhur kontratën prej 12 milionë neto në sezon që e lidh atë me klubin saudit deri në vitin 2027, pastaj Pioli do t’i thotë zyrtarisht po Commissos.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi arab dëshiron Spalletin si pasues të Piolit.
Mbetet për t’u parë nëse Spalletti do ta marrë në konsideratë ofertën e majme të Al Nassr apo do të presë një telefonatë nga një klub i madh italian apo evropian. Megjithatë, Al Nassr është në pritje dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta bindur atë me miliona.