Fri, Jun 13, 2025

“Ka shumë të vdekur”-Avioni rrëzohet mbi konviktin e mjekëve, në mesin e pasagjerëve edhe 11 fëmijë

  • PublishedJune 12, 2025

“Ka shumë të vdekur”-Avioni rrëzohet mbi konviktin e mjekëve, në mesin e pasagjerëve edhe 11 fëmijë

Një tragjedi ajrore ka ndodhur në Indi ku një aeroplan i Air India me destinacion Londrën u rrëzua disa minuta pasi u ngrit nga pista në qytetin perëndimor indian Ahmedabad.

Sipas ministrit të Shëndetësisë në vend, nga aksidenti ajror ka shumë të vdekur.

Aeroplani do të udhëtonte drejt Aeroportit Gatwick, tha Air India, ndërsa policia lokale deklaroi se u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit.

“Ndërtesa në të cilën u rrëzua është një konvikt mjekësh… Ne kemi pastruar tashmë rreth 70% deri në 80% të zonës”, u tha gazetarëve një oficer i lartë policie.

Sipas Reuters, në bordin e avionit ndodheshin gjithsej 242 persona, përfshirë 217 të rritur dhe 11 fëmijë.

                                           

Air India informoi se pasagjerët ishin me shtetësi të ndryshme: 169 indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez.

Përplasja ndodhi menjëherë pas ngritjes, kur avioni kishte arritur një lartësi prej rreth 190 metrash.

Një nga videot tregon avionin që pasi u ngrit mbi një zonë banimi, zhduket nga pamja dhe më pas shihet kur shpërthen në zjarr.

 

avion indi shperthim pasagjere

avion indi shperthim pasagjere