Fri, Jun 13, 2025

Kaloi te Galatasaray, Sane i lumtur: Jam te klubi më i madh në Turqi

  • PublishedJune 12, 2025

Kaloi te Galatasaray, Sane i lumtur: Jam te klubi më i madh në Turqi

Ai do të jetë pjesë e Bayern Munich deri më 30 qershor, pastaj që nga dita e parë e korrikut, Leroy Sané do të zbarkojë përgjithmonë në Stamboll për të nisur aventurën e tij të re te Galatasaray.

Ndërkohë, pas disa orësh vizitash dhe nënshkrimit të kontratës, sulmuesi gjerman u zyrtarizua si afrim i ri dhe tashmë ka pozuar me fanellën me numër 10, pasi ka parë edhe dhomën e tij brenda qendrës sportive të klubit.

Sane ka nënshkruar deri në vitin 2029 dhe do të përfitojë 9 milionë euro, me 3 milionë euro bonuse.

“Të jem këtu dhe të nënshkruaj është një nder i madh për mua. Falënderoj klubin që më dha këtë mundësi. Kam ardhur në klubin më të madh në Turqi, mezi pres të jap gjithçka për këtë ekip dhe të arrij sukses. Mezi pres të takohem me tifozët”, tha Sané.


AlbaniaWeb.net