Konfirmohen zyrtarisht tratativat, Daku drejt transferimit te skuadra e njohur
Mirlind Daku me gjasë do të transferohet te Zenit. Klubi i Rubin Kazan, nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, ka konfirmuar tratativat me Zenitin.
“Klubi ynë po negocion me Zenitin në lidhje me transferimin. Sapo të ketë informacion zyrtar, ne do ta raportojmë”, shkruhet në deklaratën e Rubinit.
Ende nuk dihen shifrat e operacionit, por mediat në Kosovë të mërkurën mbrëma shkruanin se bëhet fjalë për 4.5 milionë euro.
Daku kështu qëndron në Rusi, por do të ndërrojë mjedis. Ai luan prej dy sezonesh te Rubin Kazan.
(J.S/)