Fri, Jun 13, 2025

Merkato e kujdesshme te Partizani, por koha kundër “demave”

  • PublishedJune 12, 2025

Merkato e kujdesshme te Partizani, por koha kundër “demave”

Partizani nuk do të nxitohet në këtë merkato dhe pse sfidat e Europës po afrohen. Ka disa emra që qarkullojnë, por në klubin e kuq asgjë nuk do të mbyllet pa pasur aprovimin e të gjithëve. Në fund është Skënder Gega që thotë fjalën e tij.

Largimet e Taipit, Domgjonit dhe Osmanllarit kanë lënë boshllëk. Për këtë afrimet duhet të mos zhgënjejnë. Madje, deri tani lakohen emra që e njohin elitën e futbollit shqiptar dhe kanë bërë mirë më parë. Sinjali për ndërtimin e sezonit të ri erdhi pikërisht nga dy kontratat e para. Ishin të Elson Himallarit dhe Dion Vatës, që firmosën për tre vite. Kjo tregon edhe fokusin e Partizanit tek Akademia.

Te Partizani synohet pikërisht ndërthurja e elementeve të rinj me ata që kanë eksperiencë. Kjo do të fillonte një cikël. Kjo merkato është mjaft thelbësore për Partizanin, që kërkon të rikthehet sërish te trofetë. Koha kundërPartizani luajti më 10 maj kundër Dinamos, sfidë që e fitoi 1 me 2.

Prej atëherë ka kaluar një muaj. Dhe pse duket kohë e gjatë, po kalon dhe bisedimet me objektivat e merkatos duhet të konkretizohen. Partizani nuk ka luksin për ta marrë shtruar. Pas një muaji do të luhen ndeshjet e turit të parë në Ligën e Konferencës. Partizani me pak fat mund të luajë me një ekip mjaft të lehtë në letër. Kjo për shkak të shortit, që e vendos te skuadrat favorite.


AlbaniaWeb.net