Fri, Jun 13, 2025

NBA/ Indiana rikthehet në avantazh, mposht Oklahoman dhe e çon serinë e finaleve në 2-1

  • PublishedJune 12, 2025

NBA/ Indiana rikthehet në avantazh, mposht Oklahoman dhe e çon serinë e finaleve në 2-1

Indiana fitoi 116-107 ndaj Oklahoma në finale e tretë play off në NBA, duke marrë sërish kryesimin. Tashmë Pacers udhëheqin 2-1 serinë e takimeve finale. Ndeshjet finale play off riktheheshin në Indianapolis pas 25 vitesh dhe vendasit nuk zhgënjyen.

Një ndeshje e ekuilibruar në shumicën e kohës, por me një epërsi të lehtë të skuadrës vendase, që e meritoi fitoren. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 49 pikë. Madje edhe lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Bennedict Mathurin, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi 27 pikë. Mirë u paraqitën edhe Haliburton me 22 pikë e Siakam me 21 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë.

Për Oklahoma, dyshja Williams-Shai realizoi 50 pikë, por që s’mjaftuan. Një finale që nuk lë vend për parashikime. Oklahoma vinte me petkun e favorites duke qenë edhe skuadra me serine më positive gjatë sezonit të rregullt, por ndoshta ajo humbje në sekondat e fundit në përballjen e pare mes tyre mund të jetë deçizive. Finalja e 4 zhvillohet pas 2 ditësh sërish në Indianapolis, me Indianën që do të kërkojë të hedh një hap të sigurtë drejt suksesit nëse e dërgon serine në 3-1, ndërkohë Thunder do të përpiqen të rivendosin barazpeshën e series, për të rikthyer më pas avantazhin e të luajtuarit të 2 nga 3 finalet e mundshme të mbetura në shtëpinë e tyre.


AlbaniaWeb.net