Fri, Jun 13, 2025

Nuk shfaqet në gjyq për Jan Prengën! GJKKO urdhëron: Dritan Rexhepi të shoqërohet forcërisht në seancë

  • PublishedJune 12, 2025

Nuk shfaqet në gjyq për Jan Prengën! GJKKO urdhëron: Dritan Rexhepi të shoqërohet forcërisht në seancë

Seanca e Apelit në GJKKO për kopshtarin e “Golden Resort”, Festim Bexhdili, është shtyrë për mëngjesin e 13 qershorit, pasi një nga të pandehurit kryesorë të dosjes, Dritan Rexhepi, nuk është paraqitur në sallë.

Rexhepi ka kërkuar të përfaqësohet nga avokatët, por kjo nuk është pranuar nga Gjykata, e cila vendosi që ai të sillet me forcë në seancën e radhës.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Festim Bexhdilit këmbëngul që ai të thirret për të dhënë shpjegime para Gjykatës së Posaçme të Apelit, lidhur me rolin e tij në zhvendosjen e trupit të Jan Prengës nga “Golden Resort”.

Në seancë u përmend edhe një tjetër emër: Aldo Majnishta, i cili është shoqëruar me urdhër të gjykatës. Ndërkohë, vetë Bexhdili zgjodhi të mos japë deklarime për këtë procedim penal, duke u shprehur:

“Dua të përfitoj nga e drejta për të mos dhënë deklarime.”