Fri, Jun 13, 2025

Tirana me ekip të vlefshëm edhe pas largimeve, ja formacioni i riformatuar

  • PublishedJune 12, 2025

Tirana me ekip të vlefshëm edhe pas largimeve, ja formacioni i riformatuar

Te Tirana në qetësi janë larguar disa lojtarë gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për futbollistë titullarë dhe jo vetëm. Ka edhe nga ata që janë në fund kontrate. Tashmë është e ditur që Fatmir Prengaj Romeo Harizaj dhe Admir Bajroviç e kanë mbyllur me Tiranën.

Edhe Edison Ndreca është drejt largimit te Prishtina. Po kështu, lojtarë si Mici, Përgjoni dhe Selmani e kanë mbyllur kontratën dhe presin rinovimin.

Gjithsesi, duke parë situatën që firma nuk ka, gazeta ka llogaritur lojtarët që janë nën kontratë dhe mund të bëjnë formacionin bardheblu. Bëhet fjalë për një 11-she që në letër është shumë e fortë. Madje Tirana ka edhe disa lojtarë rezervë. Në pamje të parë, ekipi është i mirë, por skuadra duhet të përforcohet në reparte të caktuara që të ketë alternativa të mundshme.


AlbaniaWeb.net