Sat, Jun 14, 2025

A do të ndryshojë masa e sigurisë për Erion Veliajn? SPAK raporton sot në GJKKO hetimet dymujore për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës

  • PublishedJune 13, 2025

A do të ndryshojë masa e sigurisë për Erion Veliajn? SPAK raporton sot në GJKKO hetimet dymujore për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës

SPAK do të raportojë sot (13 Maj) në GJKKO lidhur me ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Prokuroria e Posaçme do të raportojë në orën 12:30, ndërkohë kjo është hera e dytë që paraqet një raport të detajuar mbi dosjen për të cilën Erion Veliaj po hetohet.

Në raport do të pasqyrohen të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit lidhur me kryebashkiakun, i cili ndodhej në qeli prej datës 10 shkurt nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Në përfundim të raportimit, SPAK pritet të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të mbetet në fuqi apo mund të zbutet, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Avokati i Veliajt, Ermir Beta, deklaroi për News24 se do të shqyrtojë mundësinë për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, në varësi të përmbajtjes së veprimeve hetimore që do t’i paraqiten sot.

Seanca e sotme ka rëndësi vendimtare, pasi nëse konstatohet se nuk ka më nevojë për veprime të tjera hetimore ndaj kryebashkiakut të pezulluar, masa e sigurisë mund të ndryshohet, duke hapur rrugë për një zhvillim të ri në këtë çështje.