Sat, Jun 14, 2025

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

  • PublishedJune 13, 2025

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

Big Basta do të jetë finalisti i tretë i Ferma Vip, në finalen e madhe të 20 qershorit.

Agai kishte vendosur që të ishin vetë fermerët që të zbulonin se kush shkon në finale dhe kush vijon rrugëtimin, përmes pishtarit.

Biseda në studio:

Big Basta: Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.

Luana: Urime Big Basta. Anduel ti vazhdon rrugëtimin.

Andueli: Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.