Sun, Jun 15, 2025

Kelley Wolf në duart e policisë? Pamjet në Instagram ngrenë pikëpyetje mbi gjendjen e saj

  • PublishedJune 13, 2025

Kelley Wolf në duart e policisë? Pamjet në Instagram ngrenë pikëpyetje mbi gjendjen e saj

Një video e publikuar në Instagram nga Kelley Wolf, ka ngritur shqetësime në rrjet. Në klipin që fillimisht shfaq një ekran të zi, dëgjohet Kelley duke thënë: “Oh Zot, kjo nuk po ndodh.” Në fund të videos, ajo shfaqet pranë disa oficerëve policie.

“Do të vij vetë,” dëgjohet teksa u drejtohet oficerëve, ndërsa në sfond dëgjohen tinguj që ngjasojnë me pranga. Ajo u thotë policëve: “Kjo është turpëruese. Duhet të ndiheni në turp, zotërinj.”

Një nga oficerët i thotë se “nuk po shkon në burg”, por se do të marrin masa për ta ndihmuar, pasi ajo kishte bërë disa komente shqetësuese ndaj babait të saj dhe të tjerëve. Kelley përgjigjet: “E di ç’bëj, ky është profesioni im.”

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pasi ajo bëri publike ndarjen nga bashkëshorti i saj prej 21 vitesh, aktori Scott Wolf. Nuk ka ende një reagim zyrtar mbi situatën.