Mon, Jun 16, 2025

Mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për krizën Izrael-Iran, Netanyahu pritet të flasë me Trump dhe Putinin

  • PublishedJune 13, 2025

Mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për krizën Izrael-Iran, Netanyahu pritet të flasë me Trump dhe Putinin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të diskutuar sulmet izraelite ndaj Iranit , me kërkesë të Teheranit, thanë diplomatët.

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, misioni i Iranit në OKB theksoi se Republika Islamike do t’u përgjigjet “vendosmërisht dhe në mënyrë proporcionale veprimeve të paligjshme dhe frikacake të Izraelit”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë bisedime me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Presidentin rus Vladimir Putin më vonë sot, tha zyra e tij, pas sulmeve izraelite ndaj Iranit.

Netanyahu ka folur tashmë me udhëheqësit e Gjermanisë, Indisë dhe Francës, tha zyra e tij.
“Udhëheqësit treguan mirëkuptim për nevojën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër kërcënimit iranian të asgjësimit”, theksoi zyra e kryeministrit izraelit.