Mon, Jun 16, 2025

Nga fama te falimentimi: Vajza e Kim Zolciak zbulon se prindërit i zhdukën paratë që fitoi vetë

  • PublishedJune 13, 2025

Nga fama te falimentimi: Vajza e Kim Zolciak zbulon se prindërit i zhdukën paratë që fitoi vetë

Jeta luksoze e yllit të “Real Housewives of Atlanta”, Kim Zolciak, duket se ka ardhur me një kosto të madhe, jo vetëm për të, por edhe për fëmijët e saj.

Ish-bashkëshorti i saj, Kroy Biermann, ka akuzuar më herët Zolciak për shpenzime të pakontrolluara dhe varësi nga bixhozi, të cilat sipas tij i kanë kushtuar miliona dollarë. Por së fundmi, një tjetër rrëfim ka tronditur publikun: vajza e tyre 23-vjeçare, Ariana, ka pohuar se paratë që kishte fituar vetë që adoleshente përmes rrjeteve sociale dhe bashkëpunimeve me marka, thjesht janë zhdukur. “Nuk kam asnjë ide se ku kanë shkuar,” u shpreh ajo.

Kim, e cila u bë e njohur që nga viti 2008 në reality show-n e Bravo, është përfolur shpesh për jetën ekstravagante dhe shpenzimet marramendëse. Megjithatë, akuzat e familjarëve tregojnë se ajo nuk ka shpenzuar vetëm paratë e saj, por edhe fitimet e fëmijëve të saj.

Ndërkohë, pas problemeve të njëpasnjëshme financiare, Kim dhe Kroy janë përballur edhe me një tjetër goditje: vetëm dy muaj më parë janë dëbuar nga shtëpia e tyre nga U.S. Marshals, sipas dokumenteve gjyqësore.