Sat, Jun 14, 2025

Pritjes i vjen fundi, 32 skuadra në garë për FIFA Club World Cup 2025, ja cilët janë favoritët

  • PublishedJune 13, 2025

Pritjes i vjen fundi, 32 skuadra në garë për FIFA Club World Cup 2025, ja cilët janë favoritët

Mëngjesin e së dielës do të marrë jetë për here të pare FIFA Club World Cup 2025, aty ku në Miami,  do të zhvillohet ndeshja hapëse mes Inter Miami dhe Al-Ahly të Egjiptit, e cila do të startojë në orën 2 të mëngjesit sipas orës tonë locale.

Nga njëra anë, Inter Miami vjen me yje si Messi, Luis Suárez, Busquets dhe Jordi Alba – një rikthim i “kolonisë” së vjetër të Barcelonës. Nga ana tjetër, Al-Ahly, kampionët e shumëfishtë afrikanë, kërkojnë të bëjnë surprizën e parë të turneut, pasi fituan titullin në Egjipt përpara Pyramids FC.

Turneu do të zgjasë një muaj dhe për herë të parë do të përfshijë 32 skuadra nga e gjithë bota, duke ndjekur modelin e Kupës së Botës për Kombëtare. Ja ndarja sipas kontinenteve:

  • 12 ekipe europiane
  • 6 nga Amerika e Jugut
  • 5 nga Amerika Veriore dhe Qendrore
  • 4 nga Azia
  • 4 nga Afrika
  • 1 nga Oqeania

Ky është një turne i pasur, me një investim që prek shifrën prej 1 miliard dollarësh, ku fituesi mund të përfitojë deri në 125 milionë dollarë.

Skuadrat europiane konsiderohen favoritët kryesorë, veçanërisht Manchester City, Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich. Edhe Juventus dhe Inter janë pjesëmarrëse, por nuk shihen si ndër favoritët për trofeun, me Inter që vjen pas disfatës së rëndë pas humbjes në finalen e Champions League ndaj PSG dhe me një trajner të ri si Christian Chivu, ndërsa edhe Juventus është një skuadër në ndërtim e sipër.

Ndërkohë për tu theksuar është edhe klima e nxehtë në SHBA dhe gjendja fizike e ekipeve mund të ndikojnë në ecurinë e tyre. Një prove gjenerale kjo padyshim edhe mbi atë se çfarë pritet të ndodh 1 vit më pas, ku SHBA, së bashku me Meksikën e Canadanën do të mirëpresin Kupën e Botës.

Në fund, kjo garë pritet të kthehet në një mini Champions League, me shumë yje dhe përballje të nivelit të lartë. Një turne që në të ardhmen pritet të ketë padyshim një rëndësi tepër të veçantë ndërsa për momentin duhet thjesht të shijojmë zhvillimin e tij për herë të pare


AlbaniaWeb.net