SPAK pritej të raportonte për hetimet ndaj Veliajt, shtyhet seanca në GJKKO! Ja pse dhe kur do zhvillohet
Seanca e parashikuar sot në GJKKO për Erion Veliaj është shtyrë për në ditën e martë, ora 11:30. Në këtë seancë, SPAK do të paraqiste raportin dymujor mbi ecurinë e hetimeve ndaj Veliajt, i cili ndodhet në burg që prej 10 shkurtit, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa në sallën e gjyqit e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet me masë arrest shtëpie.
Në seancën e radhës, pritet që SPAK të raportojë mbi veprimet e deritanishme hetimore dhe të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” do të qëndrojë apo mund të zbutet.
Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Ermir Beta, është shprehur për “News24” se do të shqyrtojë mundësinë për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, në varësi të përmbajtjes së raportit që do të paraqitet në GJKKO.