1 vit pasi njoftuan ndarjen, aktorët e njohur finalizojnë divorcin
Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher kanë finalizuar divorcin e tyre më shumë se një vit pasi njoftuan fillimisht ndarjen e tyre.
“Divorci ynë tani është finalizuar”, thanë të dy ish-partnerët në një deklaratë në Instagram Stories.
“Jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe, duke vazhduar respektin tonë të madh për njëri-tjetrin, mbetemi miq dhe të përkushtuar për të bashkëprindëruar fëmijët tanë të mrekullueshëm. I kërkojmë medias të vazhdojë të respektojë privatësinë e fëmijëve tanë.”
Detajet në lidhje me marrëveshjen e tyre të përfunduar mbeten të paqarta në këtë kohë.
Baron Cohen, 53 vjeç, dhe Fisher, 49 vjeç, zbuluan se po i jepnin fund lidhjes së tyre pas gati 14 vitesh martesë prillin e kaluar.
“Në vitin 2023 ne paraqitëm së bashku një padi për t’i dhënë fund martesës sonë. Ne gjithmonë e kemi dhënë përparësi privatësisë sonë dhe kemi punuar në heshtje për të kapërcyer këtë ndryshim.”- thane ata.